Keshilla

Sezoni, katër viruse të ndryshme të gripit

Porosia e virologut: Ilaçet ekzistojnë. Përveç medikamenteve shërbejnë edhe këshillat e gjyshes: peshqirët me ujë të ftohtë, alkooli dhe vitamina C nga lëngu i shtrydhur i portokallit, ndihmon vërtet

Gripi i këtij dimri do të çojë në shtrat shumë persona. Megjithatë, në përgjithësi pritet një sezon me intensitet të mesëm. Por përhapja do të varet edhe nga temperaturat. Një parashikim i duhur vjen nga Fabrizio Pregliasco, virologu dhe studiuesi i departamentit të shkencave biokimike për shëndetin, nga Universiteti i Studimeve në Milano.

Katër viruset e pranishme të këtij dimri

Sipas ekspertit, “protagonistë do të jenë 3-4 viruse: para së gjithash i ashtuquajturi A/H1N1 Kalifornia. Më pas, një virus me origjinë zvicerane i quajtur A/H3N2; një virus B/Phuket dhe ndoshta, edhe një tjetër virus B/Brisbane. Këto tre të fundit paraqesin variantet e fundit, por jo shumë larg nga karakteristikat e viruseve që kanë qarkulluar vitet e fundit”.

Grip, por edhe ftohje dhe dhembje barku

Por viruset e gripit të këtij sezoni nuk do të jenë të vetmit që do të qarkullojnë. Mbi 200 “kushërinjtë” e tyre janë gati të kthehen në sulm. Që nga virusi i rinitit, te më të tmerrshmit “adenovirus” dhe “coronavirus”, “enterovirus” e deri te viruset paragripalë. “Simptomat do të variojnë që nga hundët e bllokuara, temperatura, e deri te shqetësimet gastrointestinale”, saktëson Pregliasco.

Viruset mbijetojnë 12 orë në ajër

Viruset e gripit janë armiq të padukshëm që “udhëtojnë 150 ose 200 kilometra në orë dhe janë në gjendje t’ju ngjiten deri në katër metra distancë. Të paftuar hakmarrës që mund të mbijetojnë edhe 12 orë mbi sipërfaqe të forta. Për ata, ajri është element natyror: vetëm një e teshtirë mund të përmbajë 40 mijë mikropikla pështyme, “vend” në të cilin qarkullojnë viruset, duke favorizuar ngjitjen.

Ilaçet antike funksionojnë vërtet

Por, nëse këto janë karakteristikat, si mund të mbroheni dhe të shmangni sa më shumë prekjen nga gripi? “Duke ndjekur disa rregulla të thjeshta”, siguron eksperti. Janë të shumta mitet e vërteta dhe ato false mbi ilaçet e dobishme për të penguar dhembjen e fytit, ethet, lodhjen dhe temperaturën. Por ato më antiket, “të gjyshes”, në të vërtetë kanë një rëndësi të vërtetë shkencore.

Kompresa të ftohta, supë e ngrohtë dhe lëng portokalli

Kompresat me pak ujë të ftohtë së bashku me alkoolin etilik, kur temperatura i kalon të 38 gradët, mund t’ju ndihmojnë të gjeni shumë shpejt lehtësimin që dëshironi. “Por edhe supa e pulës ka të mirat e saj, për shkak të përmbajtjes së aminoacideve dhe proteinave.

Mjekët ndërkohë janë të një mendimi se gjumi është shumë i rëndësishëm në rastin e gripit. Ndërsa, disa studime kanë treguar se të fjeturit, rrit përgjigjen imunitare, sepse nivelet e kortizolit reduktohen.”

Pra, këshillat popullore asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar: rasti i lëngut të portokallit të shtrydhur, është një aleat për të parandaluar ftohjen dhe gripin: vitamina C, në doza të duhura, kontribuon në forcimin e sistemit imunitar. “Edhe vitamina B ndihmon për rinovimin e qelizave të dëmtuara”, shton më tej virologu.

Në shtëpi ajri duhet ndryshuar shpeshherë

Për t’u çliruar nga armiku në shtëpi, ventilimi, pastrimi dhe dezinfektimi janë të rëndësishëm. Larja e shpeshtë e duarve do të mund të shmangte ngjitjen e gripit. “40 për qind e rasteve me grip përqendrohet te grupmosha e të rinjve nga 0 deri në 18 vjeç dhe personat më të rinj mund të preken për disa ditë. Gjyshërit duhet të bëjnë kujdes, sepse puthja e nipit/mbesës, mund të mos jetë e pafajshme”, paralajmëron Pregliasco.

Sport, por kujdes ndaj luhatjes së temperaturës

Ka edhe nga ata të cilët i besojnë sportit për të forcuar sistemin imunitar. Në fakt, efekti pozitiv i një aktiviteti të rregullt fizik, sugjerohet nga studime të ndryshme. Por eksperti vë në dukje të ashtuquajturin “efekti i zhveshjes”. “Pas palestrës, ekziston një kohë pas dy ose tri orësh, gjatë të cilave sistemi imunitar dobësohet.

Këshilla është të bëni shumë kujdes ndaj ambienteve me nxehtësi/lagështi dhe ndaj atyre me shumë njerëz, si dhomat e zhveshjes. Ndërkohë, mos u ekspozoni ndaj luhatjeve të temperaturave.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button