Home / Keshilla / Luftoni të nxehtin me ushqime të pasura me kalium

Luftoni të nxehtin me ushqime të pasura me kalium

mashurkaVapa mund t’ju bëjë që të ndiheni të dobët, por ju mund ta “luftoni” atë që nga tavolina, me ushqime dhe recetat e duhura

Banania

Ushqimi i parë që na vjen në mendje kur kemi nevojë për kalium është gjithmonë banania. 100 gramë nga kjo frutë përmbajnë 380 miligramë kalium. Kjo është fruta ideale kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, kur bën nxehtë apo kur merreni me aktivitete sportive.

Bajamet

Çdo 100 gramë bajame përmbajnë 780 miligramë kalium. Ato përmbajnë yndyra të mira, të cilat ulin kolesterolin në gjak si dhe hekur. Bajamet rekomandohen si shtesë gjatë dietave të ndryshme.

Krundet

Ato janë shumë të pasura me kalium, këshillohen për mirëfunksionimin e sistemit të tretjes. Hajini ato në mëngjes me qumësht.

Kungujt e njomë

Kungujt e vegjël apo të njomë përmbajnë 264 miligramë kalium në 100 gramë. Koha e tyre është në verë, ndaj shfrytëzojini në maksimum, në të gjitha mënyrat: krudo duke i prerë hollë e duke i shtuar në sallatë; të fërguar në tigan, të kombinuara po me lule kungulli dhe me ndonjë salcë të shpejtë dhe nëse temperaturat nuk janë shumë të larta, atëherë gatuajini në furrë.

Mashurkat e bardha

Mashurkat e bardha janë bishtajoret më të pasura me kalium: në 100 gramë ka rreth 1400 miligramë kalium. Si t’i konsumoni? Thjesht të ziera, në sallatë, ose të kombinuara me ton.

Patatet

Nëse i konsumoni edhe me lëvore, në 100 gramë patate do të merrni rreth 535 miligramë kalium. Tani në verë është mirë që t’i gatuani që herët në mëngjes që të fikni më pas sobën!

Kajsitë e thara

Kajsitë e thara janë shumë të sheqerosura, ndaj në verë do të ishte mirë që pak prej tyre t’i mbanit në çantë, në rast se do të keni nevojë të menjëhershme për sheqer. Ajo janë të pasura me kalium: 1260 miligramë kalium në 100 gramë kajsi të thara.

Rozmarina

E pasur me kalium, që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, dhe me kalcium, që është i rëndësishëm për kockat. Rozmarina në verë është një bar aromatik shumë i rëndësishëm! Mund ta konsumoni si përzierje në lëngje, të tharë apo të shkërmoqur. Nëse do ta përdorni gjatë një dushi, rozmarina do t’ju japë shumë energji, dhe do t’ju ndihmojë që t’i keni këmbët të lehta gjatë gjithë ditës.

Avokado

Edhe kjo frutë është shumë e pasur me kalium, por edhe me substanca të tjera, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar mundësinë e infarktit ose të sëmundjeve kardiake. Avokado është edhe një antioksidant i shkëlqyer për bukurinë e lëkurës. Hajeni të papërpunuar, si sallatë ose si bazë për salca.

Spinaqi

Spinaqi përmban hekur dhe kalium. Mund t’i konsumoni krudo ose të zier.

Kivi

Kivi është një frutë shumë e ëmbël, përmban pak yndyra dhe shumë vitamina. Është i pasur me ujë dhe fibra si dhe përmban shumë kalium.

Leave a Reply

%d bloggers like this: