Home / Te ndryshme / Nuk je çmendur nëse flet me vete

Nuk je çmendur nëse flet me vete

Nuk është çmenduri të flasësh me veten. Dhe kjo jo vetëm në privatësi në shtëpinë tënde, por në rrugë, duke ecur, në zyrë apo duke bërë pazar. Të flasësh me veten është mjaft ndihmuese dhe të jep siguri, thotë për Huffington Post, Gigi Engle, redaktore e Elite Daily.

Mes gjenive është Albert Einstein, i cili përsëriste frazat ngadalë. Të flasësh me vete është një mënyrë që të mos ndihesh vetëm, e bën trurin më efiçent dhe sipas një studimi të publikuar në Taylor & Francis Online, është i nevojshëm

1. Bëheni më inteligjentë
Kjo është një mënyrë që të rrisësh vetëvlerësimin. Psikologët e kanë treguar këtë nëpërmjet një eksperimenti të thjeshtë. 20 personave u është thënë të gjejnë një produkt në supermarket. Herën e parë ata e gjetën me vështirësi, ndërsa herën e dytë iu kërkua që të përsërisnin emrin e produktit dhe ata e gjetën me shumë lehtësi. Live Science shkruan se të përsërisësh me vete atë që kërkon, e bën më solide atë që kërkojmë.

2. Të flasësh me zë të lartë të ndihmon, por vetëm kur e dimë mirë se çfarë kërkojmë
Nëse kërkoni diçka, përsërisni emrin e asaj që kërkoni dhe do ju ndihmojë me familjarizimin e pamjes së objektit. Kështu do të jetë më e lehtë për ta gjetur.

3. Mësoni të flisni, siç bëjnë fëmijët
Kur jemi fëmijë mësojmë të flasim e të përsërisim ato që na mësojnë të rriturit. Live Science thotë se kemi nevojë të dëgjojmë zërin tonë, dhe të mësojmë ta menaxhojmë atë. Për shembull, i keni dëgjuar fëmijët të flasin me vete apo me lodrat e tyre. Për ta kjo është një mënyrë e kalimit të problemeve. I shihni më pas kur dilni shëtitje se si i njohin makinat apo objekte të tjera .

4. Ju ndihmon të organizoni mendimet
Duke i thënë vetes tuaj listën e prioriteteve është më e lehtë të organizoni mendimet që pushtojnë mendjen tuaj. Të dëgjosh cilat janë problemet që duhet të përballosh, sipas psikologes Linda Sapadin, të ndihmon të qetësohesh dhe të kuptosh vendimet e rëndësishme dhe të vështira. Të gjithë e dimë që mënyra më e mirë për të zgjidhur një problem është të flasësh. Në momentin që problemi është i juaji, pse të mos flasësh me vete?

5. Ju ndihmon të arrini objektivat
Të përsërisësh herë pas here ato që ke arritur të ndihmon të kalosh më me lehtësi hapat e tjerë. Psikologia Linda Sapadin thotë: “Duke folur për problemet tuaja, me zë të lartë, vëmendja do të përqëndrohet në thelb të çështjes dhe do të arrini të kontrolloni më mirë emocionet, të përgatisni planet që ju duhen për të ecur para.

Leave a Reply

Your email address will not be published.