Home / Keshilla / Udhëtimi me avion: këshilla për të “fluturuar” më mirë

Udhëtimi me avion: këshilla për të “fluturuar” më mirë

avionNjë sportiste e huaj ka zbuluar disa sekrete të vogla për të qenë sa më mirë kur udhëtoni me avion. Ja se çfarë sugjeron ajo që të bëni në një rast të tillë

Rehatia e një xhupi të bollshëm apo e një palë tutave nuk ka të krahasuar sidomos kur ulemi në vendin tonë në avion, gati për të bërë një sy gjumë qetësues. Ndërkaq, sapo arrihet në destinacion, pasi kanë kaluar vetëm dy orë udhëtim, gjendja jonë e përgjithshme nuk është kurrë aq e mirë sa herët e tjera. Por kjo gjë mund të rregullohet. Një eksperte e huaj e fitnesit, Lorna Jane, jep shpjegimet e saja për këtë rast.

Furnizimet për udhëtimin me avion

Sipas Jane, kur udhëtoni me avion, e rëndësishme është që të mos qëndroni të pangrënë. Nëse me vete mund të merrni një çantë dore, atëherë në të planifikoni edhe një hapësirë për të futur një termus. Mos harroni se ushqimi është tepër i rëndësishëm, si për gjendjen fizike ashtu edhe për atë shpirtërore, ndaj gjeni patjetër mënyrën që me vete të merrni diçka për të ngrënë, sikur edhe fruta. Ndërkaq, në rast se në avion ofrohet një shërbim i tillë, atëherë ju kërkoni pjatën më të freskët të sezonit nëse është e mundur.

Konsumoni ananas

Duket se kjo frutë ekzotike ka vlera të çmueshme qetësuese dhe përfitime për stomakun. Ananasi, në fakt, përmban enzima që luftojnë efektet e lartësisë, ndërsa ai ndihmon edhe në tretje. “Lartësia mund t’i bëjë vërtet gjëra të çmendura stomakut tonë, ndaj ananasi është ‘ilaçi’ perfekt”, ka shpjeguar sportistja.

Pas fluturimit bëni ushtrime

Është normale që sapo të uleni në tokë do të ndiheni të lodhur. Sigurisht ju nuk duhet të bëni ushtrime për orë dhe orë të tëra, ndërkohë që jeni me pushime apo të angazhuar me diçka tjetër jashtë shtetit, por mbajtja e energjive në nivel të lartë është e rëndësishme për mirëqenien e përgjithshme. “Pas uljes në destinacion, lodhja dhe mpirja e trupit është pothuajse e zakonshme. Por nëse do të ecni apo shëtisni vetëm për pak minuta, krahët dhe këmbët tuaja do të fillojnë të ndihen më të lehtësuara! Është e pabesueshme, por e vërtetë!”, ka thënë ajo.

Gjeni një dyqan me fruta dhe perime

Sapo të mbërrini në hotelin tuaj, përfitoni nga e ecura që ju sugjeruam më sipër për të zbuluar vendndodhjen e dyqaneve më të domosdoshme. Para së gjithash gjeni atë të fruta-perimeve. Boshatiseni frigoriferin nga ushqimet jo të shëndetshme, duke evituar kështu çokollatat, patatinat dhe ushqimet e tjera të rënda dhe me vaj. Blini edhe një çaj, mundësisht sa më bimor, të ëmbël dhe me shumë substanca ushqyese. “Me këtë lloj çaji, jam e sigurt se do të qëndroni dinamikë gjatë gjithë ditës!”, ka përfunduar Jane.

Bëni kujdes me veshët!

Një tjetër efekt i lartësisë dhe i trysnisë barometrike është vëllimi i gazit. Bëni të mundur që ajri të qarkullojë mirë. Mund të përdorni edhe kufjet. Një mënyrë e mirë është edhe gogësitja. Por, nëse jeni me rrufë, mundoheni ta shmangni udhëtimin me avion.

Leave a Reply

%d bloggers like this: