Home / Kronika / Vullnetarisht në burg, 27-vjeçari: Më kanë dënuar, por s’po më arrestojnë

Vullnetarisht në burg, 27-vjeçari: Më kanë dënuar, por s’po më arrestojnë

Kastriot Kovaçaj është një 27-vjeçar, i cili mund të jetë një nga njerëzit e rrallë, që vjen gati përditë të interesohet se kur do ta arrestojnë. Ka marrë një orë pushim në punë dhe udhëton sërish me të njëjtin motor, për të cilin u arrestua në qershor për drejtim të parregullt të mjetit.

Është dënuar nga gjykata me 10 ditë heqje lirie, por askush nuk i thotë se kur duhet ta kryejë dënimin.

“Jam dënuar me heqje lirie, më kanë mbetur 6 ditë. Vij se dua të di datën, kur do të më arrestojnë, që të marr leje te puna, sepse po më arrestuan ‘tak-fak’ kam frikë se nuk marr dot leje, e kështu humbas punën”, thotë Kovaçaj.

I pamësuar ndonjëherë me gjykatat, e mesa duket edhe me shkeljen e ligjit, i riu u arrestua pasi për motorin që po drejtonte duhej të ishte pajisur me leje të kategorisë A. Por, Kovaçaj këmbëngul se mjeti i tij është koaliduar si 49-kubikësh, e për këtë shkak, ai nuk duhet të pajiset me një dokument të tillë.

“Nuk e kuptoj, e bleva për 49-kubikësh, e zhdoganova për 49-kubikësh, ma koaliduan për 49-kubikësh. Pra shteti më thotë që ky mjet nuk do dokument, pastaj vijnë e më thonë që duhet të paguash”, shprehet 27-vjeçari.

Edhe pse ka shpresë në shkallën e dytë, Kovaçaj nuk e ka apeluar vendimin: “Pse ta apeloj, të shpenzoj lekë kot? Nuk kam as lekë, as kohë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: