Te ndryshme

Shpella më e thellë në botë, mbi 2 mijë metra

shpelle15Shpella më e thellë në botë ndodhet në Gjeorgji. Bëhet fjalë për shpellën Krubera e njohur ndryshe si Voronya Cave, e cila ndodhet brenda një kompleksi me qindra shpella në masivin Arabika, në Abkhazia, rajon perëndimor në Gjeorgji. Është e vetmja shpellë e cila i kalon dy mijë metër thellësi, pasi shkon -2197 metër. Të parët që arritën në thellësinë e kësaj shpelle janë italianët Matteo Rivadossi dhe Giacomo Rossetti, në një ekspeditë që zgjati tre ditë. Në brendësi të saj u zbulua një insekt që jeton në thellësi të tokës, Plutomurus ortobalaganensis, pa sy dhe pa krahë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button