Ekonomia

Ministri Gjiknuri pret Ministrin e Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

cMinistri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe në krye të të cilit ishte Ministri i Energjisë Z. Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei. Z.Gjiknuri u ndal në hapësirat që ofron vendi ynë për investimet në projektet për energji të rinovueshme, veçanërisht në energjitë diellore. Gjithashtu, ju kushtua rëndësi investimit për rritjen e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike.

Duke vlerësuar se Shqipëria ka ende nevojë për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë, Ministri ftoi investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe që të bëhen pjesë e projekteve të gjenerimit nga burimet ujore apo ato diellore, prodhimin e energjisë nga TEC-et dhe perspektivën e zhvillimit të tregut të gazit.

Ministri kërkoi edhe asistencë teknike nga Emiratet e Bashkuara në fushat e energjive të rinovueshme, efiçencës së energjisë dhe krijimit të Fondit të Efiçiencës. Ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se vendi i tij aktualisht është prodhuesi i celulave fotovoltaike për panele të energjisë diellore me çmimin më të ulët në botë.

Ai u shpreh i hapur për mundësi investimi në projektet që lidhen me energjitë e rinovueshme-diellore, zhvillimet në infrastrukturën e gazit dhe industrinë minerare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button