Kuriozitete

“Muri i pëshpërimave”, aty ku qindra metra larg dëgjohet si ngjitur

dige2Kur diga e Barossa Valley, në Australi, u ndërtua mes viteve 1899 dhe 1902, askush nuk e kishte imagjinuar dhe projektar si një projekt akustik, atë që është bërë i famshëm si “The Whispering Wall”, muri i pëshpërimave. Jo se përveç tingujve nuk ka gjë tjetër të veçantë, pasi është diga e parë më formë harku në Australi, dhe për një periudhë kohë ishte edhe më e madhja. Por gjëja më kurioze e kësaj dige, është se për shkak të materialit dhe formës së saj, mund të bisedohet qetësisht mes dy personave edhe nëse ata ndodhen në ekstremet e kundërt të digës, njëlloj si të ishin ngjitur me njëri tjetrin, për shkak se zëri përcillet lirisht. Për shkak të kësaj veçantie, diga është kthyer në një destinacion turistik, pasi janë të shumtë ata që duan ta provojnë vetë këtë eksperiencë dhe të ndjejnë tingujt zanorë. Sipas traditës, karakteristikat zanore të digës janë zbuluar gjatë ndërtimit të saj, kur një grup punonjësish po ankoheshin për shefin e tyre, i cili i dëgjoi dhe në vend ti lehtësonte nga puna, i pushoi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button