Ekonomia

Fituesit në bixhoz derdhin 6% më shumë taksa në buxhet

bRritja e bizneseve të lojërave të fatit e konfirmuar nga përfshirja e tyre në listën e 100 të mëdhenjve për vitin 2014, shihet edhe nga taksat që kanë derdhur në tatime fituesit në këto lojëra në gjysmën e parë të 2015.

Disa të dhëna të specifikuara të tatimeve mbi ecurinë e të ardhurave në disa nënzëra te të ardhurave personale mësohet se, në gjashtëmujorin e parë të ardhurat nga fituesit e lojërave të fatit janë rritur me 6 %.

Kështu taksat e derdhura në buxhet nga ky grup shënuan për periudhën, 45 milionë lekë nga 42 milionë lekë më 2014.

I konsideruar si një biznes me ndikim negativ social lojërat e fatit kanë qenë në fokus të një aksioni gjatë vitit që shkoi. Por të dhënat në tatime tregojnë për një rritje të bizneseve të sektorit.

Xhiroja e disa kompanive pësoi rritje deri në 80 për qind. Për herë të parë vjet, dy nga kompanitë e lojërave të fatit (Astra Albania, Adriatik Game) u përfshinë për herë të parë në 100 bizneset më të mëdha në vend për nga xhiroja e deklaruar në tatime.

Edhe kompania tjetër e basteve Top Start me aktivitet ne hapjen e bingove, lojërave të fatit, lotarive të çastit shënoi një rritje te të ardhurave me 44 %, me një total prej 1.6 miliardë lekësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button