Home / Kuriozitete / Kulla që prek qiellin, “planetet” i sillen rrotull

Kulla që prek qiellin, “planetet” i sillen rrotull

kullaaaAskush nuk mund ta akuzojë Kinën për përpjekjen e saj për të arritur drejt qiellit. Në më pak se një vit nga ndërtimi i kullës me lartësi prej 838 metra në Chagsa, zonë në Kinën qendrore, arkitektët kanë treguar planet për të ndërtuar një kullë edhe më të madhe. Rreth një kilometër e lartë, do të jetë kulla më e madhe nga dy kullat Phoenix të planifikuara për tu ndërtuar në Wuhan. Kulla ngjyrë rozë do të jetë më e lartë dhe sipas planit pritet të përfundojë mes 2017 dhe 2018. E veçanta e kësaj kulle dhe të dytës shoqëruese është se do të jetë shumë miqësore me mjedisin. “Po do të jetë ngjyrë rozë. Do të reflektojë ngjyrat e perëndimit”, tha Laurie Chetwood, përfaqësuese e firmës britanike të projektimit Chetwoods Architects. Kjo kullë do të ngrihet pranë një liqeni dhe do të jetë 172 metër më e lartë se kulla Burj Khalifa në Dubai. Wuhan qyteti ku do të ngrihet kjo kullë ka 9.7 milionë banorë dhe është një qendër e madhe e transportit. Ndërtesa pritet të jetë imazhi i Wuhan, si një gërshetim i kushteve të favorshme mjedisore dhe pasqyrim i traditës kineze. Dizajni është frymëzuar nga dualizmi i kulturës kineze, i dy zogjve “Feng” dhe “Huang”. Këta zogj në kulturën kineze përdoren zakonisht si simbol i mbretërve. Në mesin e dy kullave do të vendosen sfera të mëdha brenda të cilave do të jenë restorante, sfera të cilat do të qëndrojnë pezull mes dy kullave. Sferat do të personifikojnë planetet që rrotullohen rreth kullës. Kulla do të ndërtohet në mënyrë të tillë që të mos ndot ambienti, por do të thitë dhe filtrojë ajrin e qytetit nëpërmjet teknologjive të përparuara. Të dy kullat do të zënë një hapësirë prej 47 hektarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.