Politika

Paloka: Rama shmang hetimin për CEZ, sepse është fajtor

Rama shmang hetimin për CEZ pasi është fajtor, është shprehur kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka. Në një deklaratë për mediat, Paloka tha se drejtësia për CEZ do të ishte fundi i Ramës.

“Drejtësia për këtë çështje do të ishte dhe është fundi i Edi Ramës, prandaj po bën gjithçka për të mbyllur drejtësinë. Nuk pranon kërkesën e opozitës për hetim ndërkombëtar. Ju e dini që nuk e futi përsëri në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Për këtë iu ul dhe njëherë në gjunjë Ilir Metës. Nga dëshpërimi thirri në ndihmë një Kopac, që çuditi europën kur tha se CEZ ishte kuçedra që i kishte zënë frymën të ardhmes së vendit dhe kishte në dorë statusin e Shqipërisë”, tha Paloka.

Rama tha ai është në sulm për të mbyllur çdo rrugë të drejtësië. Paloka tha se kreu i qeverisë po jep mesazh çdo kujt që po bën detyrën sipas ligjit, që të heqë dorë.

“Kur KLSH bën detyrën e mbron interesat e vendit atëherë shpallet armik i popullit, në fakt armik i Edi Ramës. Letrat janë aty, provat dhe faktet janë aty. 600 mln euro detyrime të pranuara nga vetë CEZ që iu falën , dhe më keq u ndanë me kompaninë çeke nga Edi Rama. Nëse do të guxonte një prokuror të bënte detyrën, ta çonte përpara këtë proces është e qartë se çfarë do të ndodhte. Edi Rama do e shpallte armik dhe atë. Ai po i jep mesazh çdo kujt që po bën detyrën sipas ligjit që të heqin dorë. Nuk do drejtësi Edi Rama, për aferën korruptive në historinë e vendit. Tani sulmon KLSH-në, i bën presion prokurorisë dhe rrëzon kërkesën e opozitës për hetim ndërkombëtar, po e shpall veten të pahetueshëm”, deklaroi Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button