Home / Rajoni / Maqedonia / Fillon festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”

Fillon festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”

Në Qendrën e Kulturës u hap dje në mbrëmje festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”, i cili tradicionalisht për të trembëdhjetën herë me radhë mbahet në Dibër.

Të parët që u paraqitën para publikut dibran ishin aktorët e teatrit të Kumanovës me shfaqjen “Bouncers” të autorit John Goldberg, me regji të Qazmedin Nuredinit, të cilët për performancën e shkëlqyer u përshëndetën me duartrokitje të fuqishme nga publiku.

Sonte, me performancën “Kuzhinat”, me regji të Ilir Bokshit do të marrë pjesë teatri i Tetovës, ndërsa në ditët e ardhshme do të jenë edhe aktorët nga Tirana, Prishtina dhe Presheva.

Natën e fundit para banorëve të Dibrës do të performojë edhe Baleti Kombëtar i Prishtinës.

Festivali, i cili financiarisht është përkrahur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, qeverisja lokale dhe sponsorë të tjerë, përfundon më 21 tetor, me ndarjen e çmimeve për performancën më të mirë, regjinë më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.