Home / Kronika / Aksidente në Korçë e Lushnje, 9 te plagosur

Aksidente në Korçë e Lushnje, 9 te plagosur

Aksidente në Korçë e Lushnje, 9 te plagosur

8 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Bulgarec teksa një furgon pasagjerësh është përplasur me një mjet mallrash. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjetit dhe 6 pasagjerë. Sipas te dhënave të policisë të plagosurit ndodhen në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës, ndërkohë që policia ka bërë edhe identifikimin e tyre. Bëhet fjalë për Idajet Baci, 42 vjec i cili drejtonte furgonin tip Sprinter me pasagjerë, ndërsa mjeti tjetër drejtohej nga Redijon Kodra 37 vjec.

Mësohet se furgoni po udhëtonte nga Pogradeci në drejtim të Korçës, ndërsa mjeti i mallrave i ka prerë rrugën në mënyrë të menjëhershme, çka ka bërë të pashmangshme përplasjen.

Po të martën në mëngjes një 60-vjeçar është plagosur rëndë në Lushnje. Ai po udhëtonte me një motoçikletë pa targa kur ka goditur nga pas një mjet të parkuar në anë të rrugës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: