Home / Parlamentare / Meta: Greqia, partner i rëndësishëm për ne

Meta: Greqia, partner i rëndësishëm për ne

Kryetari-i-Kuvendit-IlirMeta-priti-sot-Avokaten-e-Popullit-të-Greqisë-Calliope-Spanou-1-525x350“Greqia është një fqinj dhe partner i rëndësishëm për ne”, deklaroi sot Kryeparlamentari Ilir Meta, në takimin me Avokaten e Popullit të Greqisë, Calliope Spanou.

Meta vlerësoi si pozitive nivelin e bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe të Avokatit të Popullit, duke nënvizuar se “forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve tuaja është një element domethënës në marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve tona”.

Në këtë kuadër, Meta vlerësoi hapjen e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit në zonën e minoritetit grek në Dropull gjatë kësaj jave, duke nënvizuar njëkohësisht mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë.Kryetari i Kuvendit IlirMeta priti sot Avokaten e Popullit të Greqisë Calliope Spanou

Avokatja e Popullit të Greqisë, Calliope Spanou shprehu mirënjohjen për vizitën e saj në Shqipëri dhe theksoi se institucioni i saj ka qenë dhe mbetet gjithnjë në dispozicion të komunitetit të mirëintegruar shqiptar në Greqi.

Në përfundim Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e institucioneve të Greqisë në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe në veçanti për miratimin e statusit të vendit kandidat për në BE

Leave a Reply

%d bloggers like this: