Home / Bota / Amerika / Kanada, Partia Liberale fiton zgjedhjet

Kanada, Partia Liberale fiton zgjedhjet

Partia Liberale e Kanadasë, e udhëhequr nga Justin Trudeau, ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e së hënës, duke rrëzuar qeverinë e konservatorëve të kryeministrit Stephen Harper, raporton “Reuters”.

Pas 9 vitesh, kanadezët vendosin që të largojnë nga pushteti Partinë Konservatore, e cila tashmë është partia e dytë më e madhe në vend, ose e para në opozitë. Partia Demokratike e Re besohet se është radhitur e treta.

Rezultatet paraprake flasin për një fitore të madhe liberalëve, pasi shifrat flasin për një shumicë absolute në Parlamentin me 338 ulëse.

Menjëherë pasi janë shfaqur rezultatet paraprake, në kampin e liberalëve ka filluar festa, ndërsa te konservatorët mbështetësit e kanë pritur me qetësi. Kryeministri në detyrë, Harper pritet t’ju drejtohet atyre me një fjalë.

Trudeau ka premtuar se do të angazhohet për të forcuar marrëdhëniet me administratën e Obama-s, do të tërhiqet nga luftimet kundër Shtetit Islamik si dhe do të bëjë më shumë për ndryshimet klimatike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: