Home / Kuriozitete / Historia e djalit të vdekur dy herë: Ju tregoj se çfarë ndjen kur vdes

Historia e djalit të vdekur dy herë: Ju tregoj se çfarë ndjen kur vdes

Kjo është historia e djalit që ka vdekur dy herë. E përditshmja britanike “The Indipendent”, tregon për historinë e një të riu që pretendon se ka pasur kontakt me vdekjen në dy episode të rënda që kanë ndodhur në jetën e tij. Herën e parë djali në fjalë ka pasur një aksident me motor dhe për rreth dy minuta mjekët e konsideruan të vdekur. Herën e dytë ai vdiq pas një mbidoze, ku edhe këtë herë vdekja zgjati rreth dy minuta. “Nuk e kisha idenë, ishte vetëm një zbrazëti e zezë.

Asnjë mendim, asnjë ndjesi, asgjë. Në të dyja rastet isha vetëm. Do të thosha se ndjesia është si ajo që ke kur bën një sy gjumë. Një gjumë i shkurtër pa ëndrra, ju zgjoheni dhe ndjeheni sikur keni fjetur për një kohë të gjatë, kur në fakt ato ishin vetëm 15 minuta. Arsyeja e vetme që i bëj këto konfirmime është për shkak se mjekët ishin të detyruar të më tregonin se çfarë kishte ndodhur. Kështu që unë vdiqa për disa minuta.

Kështu që nëse mjekët nuk do të më kishin treguar se çfarë më ka ngjarë, do të mendoja se bëhej fjalë për një gjumë pa ëndrra. Gjithmonë kam qenë ateist, por një pjesë e imja gjithmonë mendonte se në qiell ekziston një Zot apo diçka më e madhe se ne. Dua të them,  kush nuk do të donte që të shkonte në parajsë? Jam akoma një ateist dhe tashmë e di që nuk ekziston asnjë Zot apo parajsë. Të paktën për mua. Sipas meje nëse do të kishte një Zot, ai nuk do të lejonte kurrë që një familje të përjetonte gjëra të tille. Unë jam ateist dh do të jem gjithmonë”, tregon ai.

Më pas flet për kujtimet e tij. “Kujtoj momentet përpara aksidentit në mënyrë shumë të qartë. Herën e dytë, isha në gjendje deliri dhe nuk e kuptoja se çfarë po më ndodhte. Tani mund të ju them miqve të mi se kam vdekur dhe ringjallur sërish. Tani e di që vdekja është njësoj sikur të flesh gjumë. Kur vdes, ndalon së ekzistuari”, e përfundon rrëfimin ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: