Home / Kuriozitete / Thatësira e madhe në Meksikë nxjerr në dritë një tempull

Thatësira e madhe në Meksikë nxjerr në dritë një tempull

Peshkatarët me barkat e tyre improvizojnë guida turistike për të vizituar një monument të ri, që ka dalë në dritë si me magji në mes të asgjëje.

Thatësira e madhe e këtij viti, ka ulur nivelin e ujit të lumit Grijalva në qytetin Chiapas të Meksikës, një lum që ushqen digën e Nezahualcóyotl. Objekti në fjalë njihet si Tempulli Quechula dhe daton në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.Quechula frontBëhet fjalë për një ngjarje që ndodh për të dytën herë gjatë këtyre 13 viteve. Në vitin 2012,  niveli i ujit ishte ulur aq shumë saqë i lejonte njerëzit të vizitonin edhe ambientet e brendshme të kishës. “Ndërtesa u braktis për herë të parë në vitet 1773-1776,” tha për Associated Press, arkitekti Carlos Navarrete, i cili ka punuar për autoritetet meksikane për objektet e përmbytura  në muajt e parë të 1966,  vit ku kishte përfunduar diga.Quechula-2Kisha është ndërtuar nga një grup  murgjish, të  udhëhequr nga Friar Bartolome dhe varej nga një manastir afër Tecpatán, i themeluar në vitin 1564. Arkitekti Navarrete beson se për shkak të ngjashmërive arkitektonike, kisha mund të jetë qenë ndërtuar nga i njëjti person. Kisha është 61 metra e gjatë, 14 metra  e gjerë dhe 10 metra  e lartë, ndërsa kulla arrin  deri në 16 metra.quechula1“Kjo kishë është  ndërtuar me idenë se do të jetë në qendër  shumë të populluar, por kjo nuk ndodhi kurrë”, thotë Navarrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.