Home / Europa / Juncker zgjidhet president i Komisionit Evropian

Juncker zgjidhet president i Komisionit Evropian

juncer-president1Kristian-demokrati luksemburgez, Jean-Claude Juncker u zgjodh sot president i Komisionit Evropian nga Parlamenti.
Juncker, zgjedhur më 27 qershor nga 26 presidentët dhe kryeministrat e Bashkimit Evropian nga 28, mori 422 vota nga 751 eurodeputetë.

Është hera e parë që zbatohet kjo procedurë parashikuar nga Traktati i Lisbonës. Traktati përcakton që Parlamenti të njohë zyrtarisht shefin e ekzekutivit evropian që shtetet anëtare propozojnë duke marrë parasysh dhe rezultatin e zgjedhjeve evropiane.
Jean-Claude Juncker, kandidat i Partisë Popullore Evropiane (PPE), formacion i qendrës së djathtë renditur në krye në zgjedhjet parlamentare evropiane në muajin maj, u zgjodh më 27 qershor nga 26 presidentë dhe kryeministra të Bashkimit Evropian. Britania e Madhe dhe Hungaria u shprehën kundër kandidaturës së luksemburgezit, të cilësuar si shumë federalist.

Para votimit, ish-kryeministri kristian-demokrat luksemburgez bëri përpjekje për të bindur socialistët skeptikë, liberalët dhe të Gjelbërit me një fjalim të mbushur me premtime.
“Ne duhet t’i përgjigjemi anktheve, frikës dhe shpresave të qytetarëve evropianë. Ai njoftoi menjëherë qëllimin e tij për të kërkuar një plan investimesh prej 300 miliardë eurosh në tre vitet e ardhshme për të luftuar kundër papunësisë

Leave a Reply

%d bloggers like this: