Home / Presidenciale / Nishani takon Nikoliç: Të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi

Nishani takon Nikoliç: Të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi

 Nishani-dhe-Nikolic-498x350Zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton dhe asistencën e SHBA-ve është shumë i rëndësishëm për të dy vendet, edhe për proceset e tyre të integrimit.

Kështu deklaroi presidenti, Bujar Nishani në takimin me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, mbajtur në Kroaci në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e  Kryetarëve të Procesit të Brdo-Brijunit.

Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se pavarësisht qëndrimeve diametralisht të kundërta që ndajmë lidhur me çështjen e Kosovës, realiteti dikton një bashkëpunim të fokusuar rajonal, mbi objektivin kryesor të integrimit evropian.

Gjatë takimit u ra dakord për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushat e arsimit, kulturës, ekonomisë.

Nikolic-2

Presidenti Nishani shprehu solidarizimin ndaj Serbisë për përmbytjet që sollën pasoja shumë të rënda për vendin, duke shpresuar që Konferenca e donatorëve që do të mblidhet së afërmi në Vjenë të rezultojë e suksesshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: