Home / Bota / Holokausti, Gjermania: Historia dihet, ne jemi përgjegjës

Holokausti, Gjermania: Historia dihet, ne jemi përgjegjës

Qeveria gjermane nuk ka pranuar që fajin për Holokaustin t’ia ngarkojë palestinezëve, ashtu siç bëri kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se përgjegjësia për këtë tragjedi bie mbi gjermanët.

Në fjalimin e mbajtur përpara Kongresit Botëror të Zionizmit në Izrael, Benjamin Netanyahu u përpoq t’ia shkarkonte palestinezëve fajet e Holokaustit, duke thënë se “Hitleri donte vetëm t’i dëbonte hebrenjtë, ndërsa ai që ia çoi ndër mend djegien e tyre ishte myftiu i madh i Jeruzalemit”.

“Të gjithë gjermanët e dinë historinë e nazistëve të cilët edhe shkaktuan Holokaustin. Këtë histori ne ua mësojmë fëmijëve në shkolla për një qëllim të mirë, që të mos e harrojmë. Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të ndryshohet këndvështrimi i historisë. Ne jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për këtë krim bie mbi Gjermaninë”, deklaroi zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert

Edhe historianët nxituan t’i cilësojnë të pasakta pretendimet e Netanyahut dhe vetë kreu i opozitës në Izrael, Isaac Herzog u shpreh se ato zbehin tmerrin që ishte Holokausti, ndërsa për zyrtarin e lartë palestinez, Saeb Erekat, të tilla komente nuk bëjnë gjë tjetër veçse shfajësojnë Adolf Hitlerin.

Benjamin Netanyahu pretendon se Hiteli u bind nga myftiu i madh i Jeruzalemit, Haj Amin al-Hussein në një takim që këta të fundit kishin zhvilluar në vitin 1941.

Leave a Reply

%d bloggers like this: