Home / Rajoni / Maqedonia / Trajanov: Përgjimet telefonike i kanë bërë shërbimet sekrete

Trajanov: Përgjimet telefonike i kanë bërë shërbimet sekrete

Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe deputet i tanishëm, Pavle Trajanov,  ka pohuar se hulumtimet e Telekomit tregojnë se përgjimet telefonike që i publikoi opozita maqedonase janë bërë nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim.

“Sipas informatave të mia jozyrtare, “Deutche Telekom” ka bërë hulumtime rreth asaj se a ka qenë Telekomi i përfshirë në përgjimet dhe jozyrtarisht ata pohojnë se  numrat që tanimë u publikuan, janë përgjuar nëpërmjet operatorit dhe lidhjet janë tërhequr drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka deklaruar Trajanov për mediat maqedonase.

Sipas Trajanovit, kjo i rrëzon të gjitha pohimet se shërbimet e huaja janë ato që i kanë bërë përgjimet telefonike.

“Prodhues të krizës janë forcat tona të brendshme dhe kjo duhet të pastrohet, dhe besoj se jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë”, ka pohuar Trajanov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.