Home / roze / Kate Middleton sërish shtatzënë?

Kate Middleton sërish shtatzënë?

katemiddletonDukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin për shtatzaninë e Middleton e ka dhënë një mikeshë e saj, Jessica Hay.  Edhe në vitin 2012 ishte pikërisht ajo që dha lajmin se Kate priste një fëmije.

Miqtë përreth Dukeshës janë shumë të kënaqur për lajmin dhe në javët në vazhdim  pritet edhe një njoftim zyrtar. Ky nuk është thjesht një thashethem, por për të konfirmuar dyshimet  ka disa pikënisje. “Faqet e saj janë më të kuqe dhe të mbushura. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe kur ishte shtatzënë me princin Xhorxh. Në daljet e saj publike ka fshehur barkun me rroba të gjera”, thotë mikesha e Middleton.

Gjithsesi një lajm i tillë do i gëzonte të gjithë, jo vetëm anglezët.  Për momentin ky lajm as nuk është konfirmuar dhe as nuk është përgënjeshtruar nga Mbretëria .  William dhe Kate janë një pritje për të festuar 1 vjetorin e djalit të tyre, Xhorxh më 22 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.