Home / Teknologji / YouTube publikon Red

YouTube publikon Red

Pas shumë thashethemesh vjen dhe konfirmimi. YouTube ka publikuar një shërbim me pagesë: quhet Red dhe të jep mundësinë të shohësh video, spektakle, film dhe muzikë in streaming pa reklama dhe me një kosto 10 dollarë në muaj.

“Është një evolucion i madh i platformës sonë”, thotë Robert Kyncl. Red do të jetë aktiv nga 28 tetori, dhe për momentin vetëm në SHBA. Ai i shtohet shërbimeve të tjera in streaming, si Spotify dhe Netflix.

Përveç mungesës së publicitetit, e reja më e rëndësishme e YouTube Red është disponimi ekskluziv i programeve të reja, pikërisht si një kanal televiziv, që do jetë vetëm për të abonuarit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: