Home / Teknologji / Twitter Poll, të gjithë mund të krijojnë sondazhe

Twitter Poll, të gjithë mund të krijojnë sondazhe

Twitter publikon Poll, një mjet falë të cilit të gjithë përdoruesit mund të krijojnë sondazhe me pak klikime.

“Në të shkuarën kemi ofruar mënyra të ndryshme për të bërë sondazhe duke postuar pyetje, gjurmuar përgjigjet e publikut, duke etiketuar votat me hashtag, apo duke i kërkuar një ndjekësi të favorizojë apo ripostojë për të votuar. Tashmë gjithëkush mund të krijojë sondazhin e vet, me një pyetje dhe dy përgjigje të mundshme”, shpjegon shoqëria.

Sondazhi do të qëndrojë online për 24 orë, mund të marrë pjesë në çdo sondazh dhe vota nuk do të bëhet publike. “Për ata që janë të interesuar të zbulojnë opinionin e përdoruesve të tjerë mbi një argument të fortë, kjo është një mënyrë e re për të bashkëpunuar me publikun e madh të Twitter. Për pjesëmarrësit, Twitter Poll është një mënyrë e thjeshtë për të dëgjuar zërin e tyre”, vijon kompania.

Funksioni do të hyjë gradualisht në ditët e ardhshme në Twitter për iOS, Twitter për Android dhe Twitter.com. “Kur të shfaqet ikona e sondazheve në komandën e krijimit të një postimi, do të jetë e mundur të krijoni një sondazh”, thotë shoqëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.