Home / Kronika / Bulqizë: vdes minatori pensionist

Bulqizë: vdes minatori pensionist

Një tjetër tragjedi është shënuar mbrëmjen e sotme në minierën e Bulqizës, duke zbuluar një tjetër skandal. Një aksident në minierë pas shpërthimit në galerinë nr. 44 i mori jetën minatorit Izet Keta, 60 vjeç.

Pavarësisht se Keta duhet të kishte dalë në pension, për shkak të moshës së hershme që i prek pensioni personat që punojnë në këtë kategori, ai vazhdonte të punonte në minierën e Bulqizës.

Shpërthimi ndodhi teksa dy minatorët po furnizonin me karburant një makineri. Ndërkohë që, nga ngjarja mbeti i plagosur edhe minatori Agron Daxha, 50 vjeç.

Rreth orës 19:15 në galerinë e firmës “Kevger” me administrator Eltion Deda ka pasur një shpërthim.

Sipas raportimeve, firma ishte pezulluar që në vitin 2013 pasi nuk përmbushte kushtet e sigurisë në punë. Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.