Ekonomia

Ministri Gjiknuri pret ambasadorin Arvizu: Nxitje investimeve amerikane

Ministri-i-Energjisë-dhe-Industrisë-Damian-Gjiknuri-priti-sot-në-një-takim-ambasadorin-e-Shteteve-të-Bashkuara-të-Amerikës-në-Tiranë-Aleksander-Arvizu.-3-621x350Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksander Arvizu.

Arvizu dhe Gjiknuri diskutuan për gjetjen e formave të duhura për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e energjisë.

Ambasadori dhe Ministri ndanë bashkë qëndrimin, se Shqipëria ofron potenciale të mëdha për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe ka projekte ku mund të punohet sëbashku në të ardhmen.

Në takim u fol për investimet në sektorin e naftës dhe gazit, projekti i gazsjellësit Transadriatik (TAP) dhe sektori i hidrokarbureve në tërësi. Ambasadori Arvizu konfirmoi interesimin e kompanive amerikane për garat që pritet të zhvillohen në fushën e hidrokarbureve.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksander Arvizu.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksander Arvizu.

Ministri Gjiknuri gjeti rastin të inkurajojë investitorët amerikanë, që të mund të shfrytëzojnë potencialet e Shqipërisë për të kryer investime të cilat mund të çojnë përpara edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në takim u fol edhe për ndihmën e USAID-it në reformimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe rritjen e performancës së kompanisë pas shtetëzimit të plotë të saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button