Home / Bota / Amerika / Parlamenti i ri kanadez, më shumë femra e myslimanë

Parlamenti i ri kanadez, më shumë femra e myslimanë

Kanadaja do të ketë një kryeministër me tatuazh në vitet në vazhdim, por në zgjedhjet e fundit në këtë vend, kjo nuk ishte “risia” e vetme. Parlamenti i ri do të jetë më i larmishmi në historinë e këtij institucioni.

Parlamenti kanadez do të ketë më së shumti femra, më së shumti myslimanë si dhe anëtarë nga bashkësitë indiano-amerikane se asnjëherë tjetër.

88 nga 338 deputetë të Kuvendit do të jenë femra, duke bërë që gjinia e bukur të ketë 26% të përfaqësimit në Dhomën e Përfaqësuesve, një përqindje më e mirë se edhe Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan që ka 15.7% femra.

“Al Jazeera” raporton se në Parlamentin kanadez do të jenë edhe 10 deputetë që i përkasin fesë myslimane, të cilët arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme, përkundër një fushate të ashpër nga konservatorët.

Po ashtu, aborigjenët do të kenë 10 deputetë, duke bërë që të thyhet rekordi i vitit 2011 kur ishin 7 të tillë. Por, gjithsesi mendohet se ky komunitet ende ka përfaqësim të vogël, duke qenë se 1.4 milionë të tillë jetojnë sot në Kanada.

Leave a Reply

Your email address will not be published.