Home / Bota / Aksident i rëndë rrugor në Francë, 42 të vdekur

Aksident i rëndë rrugor në Francë, 42 të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor në Francë, sipas mediave vendase, ka lënë të paktën 42 persona të vdekur. Ky cilësohet si aksidenti më i rëndë që prej 1982.

Bilanci i fundit i prefekturës së Gironde jep këtë shifër zyrtare, ku mes të vdekurve janë shoferi i një kamioni dhe një autobusi. Dy mjetet mendohet se janë përplasur ballë për ballë.

Sipas medias lokale “Sud Ouest”, që citon burime nga vendngjarja, thotë se pjesa më e madhe e viktimave janë të moshuar, që ndodheshin në autobus për një udhëtim turistik të organizuar.

Konfirmohet se mjeti ku udhëtonin të moshuarit ka marrë flakë pas përplasjes me kamionin, në Puisseguin, 50 km në perëndim të Bordosë.

Televizioni francez BFM- TV thotë se tre persona kanë dalë të padëmtuar nga aksidenti rrugor dhe pesë janë plagosur. Edhe presidenti francez, i cili ndodhet për një vizitë në Greqi, ka konfirmuar se “qeveria është totalisht e mobilizuar mbi këtë tragjedi të tmerrshme”, pas këtij incidenti. Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve ka shkuar drejt vendngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.