Home / Bota / Amerika / “Benghazi”, Clinton 11 orë përballë Komitetit: Mora përgjegjësinë për ngjarjen

“Benghazi”, Clinton 11 orë përballë Komitetit: Mora përgjegjësinë për ngjarjen

Hillary Clinton deklaroi se ajo mori përgjegjësinë pas sulmit ndaj Konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Libia në vitin 2012 që për pasojë pati vdekjen e katër amerikanëve.

Clinton iu përgjigj Komitetit të Kongresit për rreth 11 orë, ku ndër të tjera deklaroi se si Sekretare e Shtetit, pas sulmeve ajo prezantoi reformat për të mbrojtur personalin diplomatik.

Kryetari i këtij Komiteti, Trey Gowdy tha se “ne iu detyrohemi atyre (viktimave) të vërtetën”, ndërsa në demokratët thanë se paneli i përbërë nga republikanët po bën “gjueti shtrigash” pasi kanë frikë nga kandidimi i Clinton për President të SHBA-ve.

“Pas sulmeve unë qëndrova pranë Presidentit Obama. Mora përgjegjësinë dhe para se të dorëzoja detyrën arrita të prezantoj reformat të cilat do të mbrojnë njerëzit tanë nëpër botë, si dhe të shmangen tragjedi të tilla në të ardhmen”, deklaroi Hillary Clinton.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje që të vënë sigurinë kombëtare përpara interesave partiake, duke bërë që përfaqësuesi demokrat në këtë panel, Elijah Cummings të deklarojë se republikanët po harxhojnë kot paratë e taksapaguesve për takime të tilla që kanë si qëllim uljen e pikëve për Clinton.

Por, kryetari Gowdy mohoi akuzat e kolegut demokrat, duke thënë se takimi nuk duhet të merret si sulm ndaj Hillaryt, por si mënyrë e vetme për të kuptuar të vërtetën, pas kërkesave të pasuksesshme të personelit diplomatik në Benghazi për më shumë siguri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.