Ekonomia

Ulet paraja CASH

0301-KEMBIMI-VALUTOR-526x350Banka e Shqiperisë bën të ditur se, është rritur qarkullimi i parase përmes sistemit bankar, duke sjellë rënie të vazhdueshme të parasë CASH, në muajt e parë të këtij viti.

Sipas BSH-së, në fund të muajit Prill, paraja jashtë bankave tregtare ishte në vlerën e 193.4 miliardë lekëve, në rënie me 2.7% që nga fillimi i vitit. Sipas ekspertëve ulja e parasë CASH, (jashtë bankave) tregon për rritje të formalizimit të ekonomisë dhe besimit të qytetarëve ndaj sistemit bankar.

Nga ana tjetër sipas tyre, ky tregues është indikator i tkurrjes së shpenzimeve dhe rritjes së depozitave. Megjithëse interesat e depozitave po bien me ritme të shpejta, si rezultat i politikës monetare nxitëse të Bankës së Shqipërisë, shumica e shqiptarëve vazhdojnë të zgjedhin sigurinë e bankave për të mbajtur paratë e tyre.   Sfida kryesore për bankat është rritja e kreditimit, ndaj ngadalësimi i rritjes së depozitave nuk krijon shqetësime, duke pasur parasysh nivelet e larta të likuiditetit. BSH-ja ben te ditur se raporti mes kredive dhe depozitave është rreth 57%, ç’ka regon se bankat zotërojnë likuiditete mëse të mjaftueshme për t’ju përgjigjur një rikthimi të kërkesës së shëndetshme për kredi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button