Politika

‘Korrupsioni’, Raunig: Institucionet e drejtësisë të bashkëpunojnë

OSBE-prezanton-planin-per-Veprim-kunder-korrupsionit-543x350 Në luftën kundër korrupsionit është tejet i rëndësishëm bashkëpunimi mes të gjitha institucioneve të pavarura, të cilat luajnë një rol kyç në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Kështu deklaroi Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, gjatë prezantimit të Projektit të Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit për periudhën 2014-2017, organizuar sot në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore/Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledar Çuçi, në Hotel “Sheraton”.

Raunig theksoi se përfshirja dhe angazhimi i tyre profesional nga ILDKPKI, Prokuroria e Përgjithshme. KLSH dhe KLD, është vendimtar për suksesin e veprimeve kundër korrupsionit, në mënyrë të veçantë për hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.

Duke vlerësuar punë e qeverisë, dhe veçanërisht të Ministrit Çuçi, për vullnetin e fortë dhe angazhimin për të luftuar korrupsionin në vend, Ambasadori vuri në dukje se korrupsioni gërryen besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe  dëmton veçanërisht personat në nevojë, të cilëve u duhen më shumë shërbimet publike. Sipas tij, pasuritë publike devijohen në xhepat e individëve të korruptuar në vend që të përdoren për investime në transport, energji, mjedis, shëndetësi, arsim e të tjera.

Prandaj, shtoi ai, është me rëndësi që të harmonizojmë përpjekjet dhe të ndërmarrim veprime konkrete për të minimizuar këtë dukuri, të dënojmë zyrtarët e korruptuar dhe të kthejmë besimin e publikut. Për zbatimin e këtij Plani Veprimi, Raunig theksoi se edhe vullneti politik është thelbësor për arritjen e rezultateve të prekshme nga ky plan veprimi.

“Një dokument i vetëm nuk mund ta çrrënjosë korrupsionin, por mund të nxisë angazhimin e qëndrueshëm në të gjitha nivelet për të filluar luftën efektive kundër korrupsionit në Shqipëri. Nëse nuk veprojmë tani, çmimi ekonomik, shoqëror dhe moral që do të duhet të paguajnë qytetarët dhe brezat e ardhshëm do të jetë më i lartë”, përfundoi Ambasadori i OSBE-së.

Nga ana e tij, ministri Bledi Çuçi tha se ky plan sjell masa konkrete për luftën ndaj korrupsionit dhe I bëri thirrje shoqërisë civile të bëjë detyrën e saj dhe të nxjerrë në pah problemet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button