Home / Kronika / KLD shqyrton sot procedimin disiplinor ndaj gjashtë gjyqtarëve

KLD shqyrton sot procedimin disiplinor ndaj gjashtë gjyqtarëve

1801-Nga-mbledhja-e-KLD-se-Foto-ATSH-ARKIVE-525x350Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shqyrton sot procedimin disiplinor për gjashtë gjyqtarë të shkallës së parë, referuar nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Mes gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen procedurës standarde është edhe gjykatësi i Gjykatës së rrethit gjyqësor në Pukë, Shtjefën Lleshi.

Ministri Naço ka bërë kërkesën për nisjen e procedimit disiplinor edhe për gjyqtarin e Elbasanit Ilir Pashaj, Herila Çela të Vlorës, Bujar Musta të Elbasanit, Adelina Zarka të Fierit, dhe Bujar Krasniqi të Tiranës.

Pritët që këto kërkesa tashmë të shqyrtohen në mbledhjen e sotme, rreth orës 14.00 nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku do vendoset në unanimitet masat e penalizimit të tyre.Gjithashtu, ky Këshill do të shqyrtojë sot edhe kërkesat për delegime gjyqtarësh.

Leave a Reply

%d bloggers like this: