Ekonomia

Rumbold: Modernizimi i sistemit doganor, me rëndësi në luftën ndaj korrupsionit

dogana-konference-KE-Foto-Agim-Dobi-1-525x350Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në vendin tonë, Clive Rumbold deklaroi të mërkurën se modernizmi i sistemit doganor është i rëndësishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Gjatë konferencës përmbyllëse të projektit të binjakëzimit të doganave shqiptare me ato europiane, Rumbold tha se zbatimi i ligjit dhe realizimi i një mënyrë të mirë menaxhuese synon të bëjë më efikas ofrimin e shërbimit në dogana.

“Mbështetim doganat e Shqipërisë në një projekt të tillë. Shërbimit doganor për vite me radhë i kemi ofruar mbështetjen tonë edhe përmes financimeve për të mbrojtur qytetarët shqiptar. Modernizimi i sistemit doganor në Shqipëri është i rëndësishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Ky projekt synon të ofrojë kodin doganor të Shqipërisë me legjislacionin e BE. Modernizimi doganor është i rëndësishëm. Zbatimi i ligjit dhe i një mënyrë të mirë menaxhuese synon të bëjë më efikas ofrimin e shërbimit në dogana”, tha përfaqësuesi i BE-së, Clive Rumbold.

dogana-konference-KE Foto Agim Dobi (4)
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali duke vlerësuar bashkëpunimin me BE-në për modernizimin e sistemit doganor bëri të ditur se tashmë po përgatitet manuali i auditit për doganat që përshtat Kodin e Ri doganor që po diskutohet në Komisionet Parlamentare. “Doganat shqiptare duhet të ngrihen në nivelin e një dogane europiane për të qënë pjesë e gjithë asaj lëvizjeje të qeverisë për të ndërtuar Shqipërinë europiane në vendin tonë e brenda nesh, jo për t’a parë si një grumbull standardesh për t’u mbërritur në letër, por duhet t’i mbërrijmë realisht duke transformuar administratën tonë”, deklaroi Spiropali.
Sipas Spiropalit impakti i projektit sa i përket pronësisë intelektuale ka qënë evident. Drejtoresha Spiropali theksoi po ashtu se niveli i kontrollit në dogana është ulur, pasi janë përmirësuar kapacitetet e analizës së menaxhimit të riskurt duke.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button