Politika

“La Reppublica”: Shqipëri-Itali, korridor i ri i kalimit të emigrantëve

Bashkimi Europian është i preokupuar nga mundësia që emigrantët nga Afrika e Veriut të gjejnë koridore të reja për të mbërritur në Europë dhe këtu përfshihet edhe vendi ynë.

Lidhur me këtë mundësi, në Bruksel u zhvillua dje samiti i vendeve të Bashkimit Europian mbi krizën e emigrantëve ku mori pjesë dhe Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.

Kreu i Ekzekutivit gjatë një prononcimi për mediat, pak para fillimit të Samitit, u shpreh se Shqipëria ka rolin e saj në këtë moment delikat për Europën.

Sipas tij, “qëndron frika se me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë. Por gjithsesi, arsyeja se pse ne jemi këtu ka të bëjë me domosdoshmërinë për tu koordinuar në nivel rajonal dhe Europian. Padyshim, edhe Shqipëria ka rolin e saj në këtë moment kaq delikat dhe kaq të rëndësishëm për atë që jemi dhe për atë që do të jemi nesër të gjithë sëbashku, si Europianë”, tha Rama.

Lidhur me Samitin, e përditshmja italiane, “La Reppublica” tha se thelb i takimit ishte gjetja e zgjidhjeve për të kapërcyer këtë ngërç. Në artikullin në fjalë, me titull “Emigrantët, mblidhet samiti BE, rruga e re Shqipëri-Itali” raportohet se në samit u ngritën shqetësimet kryesore, që kanë vendet ku emigrantët kalojnë, por dhe mbi shqetësimin e Gjermanisë e Austrisë mbi një fluks gjithnjë e në rritje.

Në shkrim theksohet fakti se Shqipëria mund të “rikthehet” burim emigrantësh për Italinë, një kthim në të shkuarën, duke kujtuar këtu faktin se 20 vite më parë, shqiptarët shfrytëzuan detin Adriatik për tu larguar nga vendi i tyre pas kaosit të krijuar nga ndryshimi i sistemit politik. Tashmë, shkruhet në artikullin në fjalë nuk do të jenë më shqiptarët, por emigrantët nga Afrika e Veriut, nga zonat e luftës, që do të shfrytëzojnë këtë korridor kalimi.

Gjatë samitit, sipas “La Reppublica” Gjermania e Austria kërkoi zgjidhje nga vendet e Ballkanit, të cilat janë kthyer në korridor kalimi për emigrantët. Sipas këtyre dy vendeve duhet një strategji më e mirë mbrojtje në kufirin e Bashkimit Europian dhe gjithashtu një filtër më i rreptë për azilkërkuesit ekonomik nga Ballkani.

Sllovenia, një nga vendet më të prekura nga kriza emigratore kërkon mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian për të përballuar valën e emigrantëve dhe për këtë Kryeministri Miro Cerar kërkoi ndihmën e BE-së. “Sllovnia ka 2 milion banor, ndërkohë që ka pritur 16 mijë emigrant. I kemi respektuar dhe strehuar, por na duhet ndihma e të gjithëve, pasi kështu nuk mund të vijojmë. Duhet ndihma e të gjithëve”, tha kryeministri Sllovenë gjatë samitit.

Greqia, një nga portat hyrëse të emigrantëve të mbërritur nga Turqia garanton ngritjen e qendrave të reja për të pritur emigrantët, por sipas Kryeministrit Alexis Tripras duhet zgjidhje e shpejtë. “Ne kemi respektuar kërkesat e BE-së. Kemi krijuar qendra pritje në ishullin e Lesbos dhe në vendet hyrëse të BE-së, por duhet zgjidhje aftagjate”,tha Tsipras.

Në shkrimin e publikuar nga “La Reppublica” është folur dhe Kroacinë, Serbinë, Hungarinë..etj, të cilët kërkuan zgjidhje afatgjatë të këtij ngërçi, teksa theksuan qendrimine tyre për të respektuar impenjimet e marra lidhur me respektimin emigrantëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button