Home / Politika / Diplomacia ekonomike, nënshkruhet Protokolli për Bashkëpunim Ekonomik me Poloninë

Diplomacia ekonomike, nënshkruhet Protokolli për Bashkëpunim Ekonomik me Poloninë

mpj2Në kuadër të Diplomacisë Ekonomike, Ministria e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes zhvilluan  në Tiranë, Sesionin e 5-të të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunim Ekonomik Shqipëri- Poloni.

Sipas njoftimit zyrtar, kryetarët e dy delegacioneve, pala shqiptare e kryesuar nga Zv/Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali, dhe pala polake u kryesua nga Zv/Ministri i Ekonomisë Andrzj Dycha, nënshkruan edhe Protokollin për Bashkëpunim Ekonomik.

Ky sesion solli në tavolinën e bisedimeve, mbas tre vjetësh, përfaqësuesit e institucioneve homologe, të cilët pasi bënë një vlerësim të zhvillimeve ekonomike  në vendet respektivë dhe një vlerësim të stadit aktual të bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe tregtar, diskutuan, propozuan dhe përcaktuan perspektivat e bashkëpunimit të ardhshëm në fushat me interes reciprok.

Fushat me interes për një bashkëpunim më të ngushtë dhe që  janë një mundësi e mirë për të tërhequr bizneset polake u konsideruan bashkëpunimi ekonomik, tregtar dhe investimet, zhvillimi i zonave ekonomike dhe parqeve industriale, industria (sidomos në sektorët e prodhimit dhe përpunimit të brendshëm aktiv, kryesisht ushqimor dhe industria e veshjeve), bujqësia dhe industria përpunuese bujqësore, energjetika,  transporti dhe  infrastruktura, turizmi, mjedisi, teknologjia dhe inovacioni, shëndetësia, arsimi etj.

Të përfshirë në tavolinën e bisedimeve ishin dhe përfaqësuesit e biznesit, të cilët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm, bashkëpunim i cili duhet të institucionalizohet në një të ardhme të afërt dhe mundësojë agjenda dhe aktivitete të përbashkëta, si: panaire, ekspozita, forume biznesi, takime B2B etj, në kuadër të promovimit, njohjes dhe partneriteteve, shkëmbimit të informacionit, zhvillimit të etj.

U ra dakord që në vijim palët do të punojnë për të finalizuar marrëveshje të reja bashkëpunimi apo dhe të rinegociohen marrëveshjet e vjetra në fusha me interes reciprok, në funksion dhe të stadit aktual të cilin sot Shqipëri gëzon, mbas marrjes së statusit të vendit kandidat në BE

.Ky Protokoll do të shërbejë si një platformë për t’u ndjekur nga institucionet përgjegjëse në të dyja vendet, duke orientuar prioritetet e bashkëpunimit ekonomik, duke zbatuar angazhimet konkrete për të bashkëpunuar, duke realizuar aktivitete dhe projekte të përbashkëta, duke nxitur investimet direkte, duke rritur kontaktet mes institucioneve të biznesit, duke ofruar ndihmë konkrete ndaj bizneseve, etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: