Home / Kosova / Kurti: VV insiston për një marrëveshje të shkruar me koalicionin AAK-LDK-Nisma

Kurti: VV insiston për një marrëveshje të shkruar me koalicionin AAK-LDK-Nisma

Kosove-Kryetari-i-Lëvizjes-Vetëvendosje-Albin-Kurti1-525x350Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thekson insistimin për një marrëveshje të shkruar me koalicionin paszgjedhor AAK-LDK-Nisma, ndërkohë që ende nuk është arritur marrëveshja edhe pas disa takimesh të liderëve dhe nga ora në orë mbetet kohë më e pakët para seancës së nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në një njoftim të sapodërguar nga Lëvizja Vetëvendosje bëhet e ditur se kryetari Albin Kurti së bashku me Puhie Demakun, sekretare për marrëdhënie me jashtë, dhe Visar Ymerin, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, pritën në takim ambasadorin e Suedisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Mats Staffansson.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale politike në Kosovë, zhvillimet e fundit në sferën politike dhe pritjet për ngjarjet e ditëve në vijim.
“Ne kemi insistuar të kemi një marrëveshje të shkruar me koalicionin AAK-LDK-Nisma sepse nuk duam që të kemi qeverisje të njëjtë me atë që kemi parë më herët. Ne besojmë se dy proceset që e kanë dëmtuar rëndë Kosovën deri më sot kanë qenë dialogu dhe privatizimi, prandaj duam që mënyra e zhvillimeve të ndryshojë. Ky është momenti më i mirë për të ndryshuar kursin e dëmshëm”, tha Kurti.
Seanca konstituive e Legjislaturës së V të Kuvendit nis nesër në orën 10:00, por ende ka paqartësi rreth sigurimit të numrave të votave të deputetëve për zgjedhjen e kryeparlamentarit e pastaj edhe kryeministrit e qeverisë së re të Kosovës.
Zyrtarisht bëhet e ditur se shumica e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë tërhequr materialet për seancën konstituive. Në materiale përfshihet përfundimi i Kryesisë së Kuvendit, në bazë të të cilit përcaktohet rendi i ditës dhe skema e vendeve të deputetëve.
Për shkak të interesimit të madh për seancën konstituive të Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës sapo kërkohet nga të gjitha mediat e interesuara, të cilat nuk kanë gazetarë të akredituar në Kuvend, të bëjnë akreditim njëditor për nesër./

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: