Politika

Hekurudha, Ristani: Valentina Leskajt i ka mbaruar mandati

Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetes socialiste Valentina Leskaj. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha se nënkryetarja e Kuvendit është në papajtueshmëri me ligjin që në momentin që nisi nga puna hekurudha “Leskaj”, koncesion i fituar nga djali i deputetes.

“Ekskluziviteti që Edi Rama i dha djalit të nënkryetares së Kuvendit nuk është vetëm një korrupsion i pastër po dhe shkelje e rëndë e ligjit. Neni 24 i këtij ligji parashikon se personat e lidhur me deputetin nuk mund të lidhë kontratë me asnjë institucion publike. E zezë mbi të bardhë. Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarin zbatohen dhe për personat e lidhur me të që sipas ligjit përfshihet dhe fëmija në moshë madhore”, tha z. Ristani.

Ristani ka akuzuar znj. Leskaj se është në shkelje të ligjit, dhe Kushtetutës. “Nga dita që hekurudha Leskaj ka nisur punën, Valentina Leskaj është në shkelje të ligjit, në papajtueshmëri me ligjin, çdo ditë që mban mandatin çdo ditë që paraqitet në Kuvend. Ajo është në shkelje të Kushtetutës. PD do të paraqesë sot në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të Leskajt, dhe nuk do të lejojë shkelje të ligjit dhe do të çojë deri në fund këtë çështje”, deklaroi Ristani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button