Home / Bota / Amerika / Incident ‘racial’, hetim për keqtrajtimin e një nxënëseje

Incident ‘racial’, hetim për keqtrajtimin e një nxënëseje

Edhe pse autoritetet vendosën nisjen e një hetimi, incidenti më i fundit që përfshin një oficer policie dhe një afroamerikan në Shtetet e Bashkuara, rrezikon t’i ushqejë sërish tensionet racore në vend.

Ndryshe nga episodet e mëparshme, në qendër të sherrit këtë herë është një fëmijë: një nxënëse me ngjyrë e një shkolle të Columbias, në Karolinën e Jugut, e cila refuzon të dalë jashtë kur ia kërkon mësuesi. Atëherë, roja e sigurisë e ngre nga karrigia me forcë, e shtrëngon nga fyti e pastaj e përplas në tokë dhe e tërheq zvarrë. Skenën e filmoi një nga fëmijët që ndodheshin në klasë, ndërsa pamjet e hedhura në internet, janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar një valë reagimesh.

Videoja nuk tregon çfarë kishte ndodhur përpara mbërritjes së policit. Zyrtarë të drejtorisë rajonale të arsimit reaguan me shqetësim të thellë ndaj incidentit, për të cilin thanë se duhet të zbardhet plotësisht. Pavarësisht arsyeve që kishte polici për të ndërhyrë, një përdorim i tillë i tepruar force është i pajustifikuar, u shprehën ata, duke kujtuar se shkolla është vend ku fëmijët të mësojnë e të zhvillohen, e jo të dhunohen në atë mënyrë. Sipas raporteve në mediat lokale, vajzës në fjalë dhe një nxënësi tjetër të klasës iu ishte tërhequr disa herë vëmendja për prishje të qetësisë gjatë orës së mësimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: