Home / Europa / Emërimet në krye të BE-së shndërrohen në një mister

Emërimet në krye të BE-së shndërrohen në një mister

be-emerime1Drejuesit evropianë do të përpiqen sot në mbrëmje të zgjidhin ”pazëllin” e emërimeve në krye të Bashkimit Evropian, ndarë mes vullnetit të tyre për të ridhënë energjitë për një Evropë të kritikuar dhe përpjekjeve tradicionale për funksione të larta.

Pas zgjedhjes nga Parlamenti evropian të kristian-demokratit, Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit, presidentët dhe kryeministrat e 28 vendeve të BE-së po punojnë për poste të tjera të rëndësishme të BE-së. Pas psikodramës për zgjedhjen e Juncker në fund të muajit qershor shënuar nga kundërshtimi ekstrem i kryeministrit britanik, David Cameron, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy ka vendosur që emërimet e ardhshme të bëhen me unanimitet nga 28 vendet. Zgjedhja e parë, që do të jetë e vetmja sot në mbrëmje, është ajo e përfaqësuesit të lartë të Punëve të Jashtme, ndërkohë që tensionet janë rritur në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Drejtuesit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë veçanërisht për krizën ukrainase, në një kohë që SHBA-ja po kërkon miratimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë.

“Një personalitet i respektuar dhe me përvojë”

Italia kërkon post për ministren e saj të re të Punëve të Jashtme, Federica Mogherini. Por, disa vende të Lindjes, si Lituania kundërshtojnë hapur për shkak të qëndrimit të Romës, gjykuar si shumë i favorshëm për Moskën.  Presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaité paraqiti sot dy kërkesa, “neutralitet” në konflikte dhe ”eksperiencë” në politikën e huaj. Juncker, ftuar sot në mbrëmje në samitin evropian do të konsultohet për postin e zëvendëspresidentit të parë të Komisionit. Ai nuk duket shumë i entuziazmuar nga Mogherini, duke shpresuar për një personalitet të respektuar dhe me përvojë. Është dhe rasti i kandidates tjetër, bullgarja Kristalina Georgieva, komisionerja aktuale evropiane për Ndihmën Humanitare. Ish-punonjëse e Bankës Botërore, kjo grua energjike dhe e pasionuar ka si disavantazh ardhjen nga një vend i vogël dhe lidhja me të djathtën e moderuar të PPE-së, ndërkohë që posti duket se është premtuar për të majtën. Por ajo ka përvojën e saj dhe vjen nga Evropa e Lindjes, që duhet marrë parasysh në ekuilibrin e përgjithshëm të emërimeve. Zgjedhja do të influencojë në pjesën tjetër të pazëllit, veçanërisht në postet kyçe si ai i presidentit të Këshillit, ngarkuar për koordinimin e punës së kryeministrave dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

“Asgjë nuk është zgjidhur”

Nëse e djathta merr diplomacinë, e majta duhet logjikisht të marrë këtë presidencë, që ajo pretendon. Problemi i saj është se ajo nuk ka arritur të gjejë një emër. I vetmi që mendohet është ai i kryeministres daneze, Helle Thorning-Schmidt. Social-demokratja skandinave pranuar nga britanikët, mund të bëhet ”burim i sharmit” në Evropë. Por disa vende kanë rezerva se si një personalitet i dalë nga një vend që ka refuzuar euron të drejtojë BE-në. E djathta, me Angela Merkeli në krye, është e gatshme të luftojë për të ruajtur Këshillin. Ajo ka shumë kandidatë, edhe pse shumica e mohojnë si kryeministri holandez, Mark Rutte dhe kryeministrja irlandeze, Enda Kenny me ish-kryeministrat letonez, Valdis Dombrovskis dhe estonez, Andrus Ansip. Van Rompuy u ngarkua për të bërë një propozim për një ”paketë” që përfshin gjithashtu presidencën e Eurogroupit. ”Ekziston gjithmonë qëllimi, por asgjë nuk është zgjidhur.  Është e vështirë të thuash paraprakisht se rezultati është i garantuar”, nënvizoi dje një burim evropian. Në rast bllokimi, presidentët dhe kryeministrat do të mblidhen në vjeshtë, para përfundimit të mandatit të Van Rompuy në muajin nëntor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: