Te ndryshme

Kur femrat e nisin të parat një lidhje…

Gjithnjë në pritje të qasjes nga meshkujt, femrat mund të jenë pasive në nisjen e një marrëdhënieje dashurie, për shkak të paragjykimeve shoqërore dhe mungesës së kontrollit. Por një kërkim i fundit, na dëshmon se sa e lehtë është të lihen pas “rregullat gjinore”

Një kërkim i fundit i vitit 2015 tregon se sa e lehtë është të lihen pas supozimet rreth rregullave gjinore. Bota e njerëzve që dalin së bashku për t’u njohur në kuptimin e një lidhjeje romantike po ndryshon gjithnjë e më tepër, teksa teknologjia po përparon.

Në librin e vitit 1995 “Rregullat”, autoret Ellen Fein dhe Sherrie Schneider argumentuan: “Gratë që luajnë lojën si të vështira për t’u pasur, me qëllim ose pa dashje, ishin ato që tërhiqnin më shumë meshkuj, ndërsa femrat që u kërkonin meshkujve të dilnin ose që ishin shumë të hapura për një lidhje, shpesh nuk preferoheshin”.

Njëzet vjet më vonë, konteksti mund të ketë ndryshuar, por Fein dhe Schneider thanë në një studim të 2013-s se i njëjti parim vazhdon të aplikohet. Gratë nuk duhet të fillojnë kurrë të parat një lidhje, ato duhet të bëjnë si të vështira për t’u pasur dhe duhet të ruajnë misterin, derisa ta kenë shtënë në dorë partnerin.

Ndërsa duket se 18 vjet diferencë mes dy librave mund të duken zor si mjaftueshëm për të ndryshuar një brez, duket se rregullat e parashikuara prej tyre, duhet të kenë ndryshuar paksa.

Sigurisht se është në rregull që femrat të jenë më të sigurta në marrëdhënie, më të sinqerta dhe më të hapura për ndjenjat e tyre. Po ashtu, ato nuk kanë nevojë të shtiren sikur janë më pak të interesuara ndaj dikujt që duan ta njohin më mirë.

Duke nënvijëzuar këtë ide se rolet gjinore duhet të ndryshohen, aplikacioni i njohjeve në internet “Bumble” funksionon në premisën se burrat, jo femrat, duhet të presin që partneret e mundshme t’i kontaktojnë ata.

Whitney Wolfe, themeluese e aplikacionit, vendosi se kishte ardhur koha që të ndryshonin gjërat. Përkundruall ndryshimit të dinamikave gjinore në uebsajtet e njohjeve në internet, ajo vendosi ta bëjë “Bumble” një aplikacion më të sjellshëm dhe më të butë, duke shpërblyer përdoruesit që sillen mirë.

Përse nuk ka ndodhur më parë ky zhvillim dhe a do të funksionojë?

Nëse jeni lloji i njeriut që lidhet shumë me evolucionin, do të thoshit se burrat duhet të gjuajnë dhe gratë janë bërë për t’u gjuajtur dhe kështu ka funksionuar gjithmonë, sepse ne jemi projektuar kështu për nga natyra dhe ADN-ja.

Kërkimi i vitit 2015 sugjeron se nuk është vetëm gjinia (apo seksi) ai që ndikon te fakti se kush e bën pyetjen, por faktorët psikologjikë që janë brumosur nga brezat e socializimit dhe edukimi i të dyja gjinive se gratë seksi, janë në dorë të burrave, duke u dhënë atyre mundësinë të jenë në kontroll.

A do të thotë ofrimi i një ndjesie më të madhe të kontrollit, më tepër pushtet te gratë që të hedhin hapin e parë në një marrëdhënie?

“Bumble” është ndërtuar mbi këtë ide, por ka edhe një shkencë që e mbështet. Në vitin 2011, Jennifer MacGregor nga Universiteti i Vaterlosë dhe Justin Cavallo nga Universiteti i Kolumbias, hetuan nëse mund t’i thyenin rregullat duke manipuluar ndjesinë e kontrollit që gratë ndiejnë kur fillojnë një lidhje.

Ata vunë re se pritshmëritë sociale nuk i inkurajojnë femrat të ndjekin drejtpërdrejt një partner të mundshëm dhe se ato i nxisin femrat të qëndrojnë në pasivitet dhe t’u drejtohen strategjive të tërthorta për të krijuar një lidhje.

Shumë gra zhvilluan një lloj ndjesie të mësuar të qenët e pashpresë ose të ndjerit e padobishme në lidhje me ndryshimin e status quo-së që bie ndesh me pritshmëritë shoqërore.

Duke analizuar 92 studentë beqarë(50 vajza dhe 42 djem), MacGregor dhe Cavallo, së pari arritën në përfundimin se ka një lidhje pozitive midis ndjesisë së kontrollit për inicimin e një marrëdhënie dhe sasisë së përpjekjes që bën një grua në këtë rast.

Ka mundësi që iniciatorët të priren të ndihen më në kontroll rreth jetës së tyre në përgjithësi dhe kjo reflektohet në marrëdhëniet e tyre apo në aspekte të ndryshme të jetës.

Faza e dytë e studimit, përfshiu 98 studentë beqarë (56 gra dhe 42 burra). Kërkuesit manipuluan ndjesinë e kontrollit personal duke u kërkuar atyre të kujtojnë një rast kur kishin pasur kontroll dhe kur nuk e kishin pasur atë.

Ngjarja duhej të ishte e një natyre pozitive, si për shembull, kishin studiuar shumë dhe kishin dalë mirë në një provim ose një rast kur kishin pasur pak kontroll mbi rezultatin e ngjarjeve.

Faza e tretë përfshiu prezantimin e pjesëmarrësve ndaj skenarëve të parapërgatitur dhe duke i pyetur ata nëse ishin përfshirë ndonjëherë në situata të tilla. Skenarët me kontroll të lartë, përfshinin ngecjen në trafik për shkak të përdorimit të një rruge të gabuar (kur është faji yt) dhe për shembull ngecjen në trafik, për shkak të një ndërhyrje konstruksioni në rrugë (kur nuk është faji yt).

Pyetja që u interesoi studiuesve ishte nëse pjesëmarrësit kishin më shumë gjasa që të fillonin një marrëdhënie pasi u ekspozuan në rastin e ndjesisë së të qenët në kontroll dhe nëse burrat dhe gratë do të dallonin në përgjigjet e tyre pas këtij manipulimi.

Siç pritej nga kërkuesit, në të dyja rastet e manipulimit, femrat kishin mundësi më të mëdha të fillonin një marrëdhënie kur ndienin e kishin kontroll të lartë personal. Në fakt, si gratë, edhe burrat, kishin më tepër gjasa të inicionin dhe të merrnin kontrollin e një lidhjeje, nëse ndiheshin të fuqishëm.

Ç’ka i befasoi studiuesit ishte fakti se manipulimi i të ndjerit në kontroll, ishte shumë i vogël: për gratë u desh vetëm të kujtonin një rast kur kishin pasur kontroll personal për të dalë nga pasiviteti i tyre i pranueshëm nga shoqëria.

Siç përfundojnë MacGregor dhe Cavallo, “gratë që ndiejnë një mungesë të kontrollit në lidhje me marrëdhëniet e dashurisë, mund të jenë në veçanti të ndikuara nga situatat në jetë, gjë që meshkujt nuk e ndiejnë aq shumë”.

Studiuesit besojnë se duke u thënë grave “lejen” për të vepruar të parat, mund të shfaqen lloje të shumta lidhjesh, të cilat nuk i kishim parë kurrë më parë. Nxisni dhe ju ndjesinë tuaj të të qenët në kontroll dhe zbuloni befasitë që mund të rezultojnë prej kësaj.

Burimi: “Psychology Today”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button