Bota

Assad bën betimin si president për një mandat të tretë shtatëvjeçar

assad3-529x350Bachar al-Assad u betua sot si president për një mandat të tretë shtatëvjeçar, gjatë një ceremonie në pallatin presidencial në Damask.
Ai bëri betimin mbi Kuran para deputetëve të mbledhur në seancë të jashtëzakonshme dhe në praninë e një mijë të ftuarve, ndërkohë që vendi është shkatërruar nga tre vite luftë që shkaktoi më shumë se 170 000 të vdekur.
“Qytetarë të Sirisë, kanë kaluar vite që prej kohës kur disa thërrisnin liri”, theksoi ai gjatë mbajtjes së fjalimit të betimit duke iu referuar opozitës dhe rebelimit që luftuan për rrëzimin e tij që prej muajit mars 2011.
“Ata kanë dashur një revolucion, por ju keni qenë revolucionarët e vërtetë. Ju përshëndes për revolucionin dhe fitoren tuaj”, theksoi ai duke iu drejtuar mbështetësve të tij.
Presidenti Assad, rizgjedhur më 3 qershor gjatë një votimi të denoncuar si një farcë nga kundërshtarët e tij, nuk ka pranuar kontestat kundër regjimit që kanë nisur me manifestime paqësore para se të degjeneronin në luftë civile.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button