Maqedonia

Kumanovë, aksion policor në “Lagjen e Trimave”

Forca të shumta policore, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kanë ndërmarrë një aksion policor në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Dëshmitarë okularë pohojnë se njësiti për intervenim të shpejtë ka bastisur shtëpinë e Riza Jonuzit, i cili mendohet se ka pasur lidhje me grupin e armatosur që më 9 maj u përlesh me forcat maqedonase të sigurisë, ku mbetën të vrarë 10 kosovarë dhe 8 pjesëtarë të policisë maqedonase.

Banorët e “Lagjes së Trimave” janë shqetësuar dhe frikësuar tej mase nga ky aksion policor.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk kanë dalë me ndonjë shpjegim zyrtar lidhur me këtë aksion.

Related Articles

Nje koment

  1. Se ca ben kjo ministria e jashtme shqiptare nuk e marr vesh,pse nuk reagon ndaj kesaj dhune te pashoq ndaj shqiptareve te ketij shteti te ndyre?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button