Home / Politika / PD, thirrje BE-së: Të ndalet vendosja e oligarkisë nga Rama

PD, thirrje BE-së: Të ndalet vendosja e oligarkisë nga Rama

edu-320x213Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka denoncuar projektligjet e reja që qeveria ka përgatitur për sistemin në drejtësi. Në një konferencë për shtyp, deputeti i PD-së, i ka bërë apel delegacionit të Bashkimit Europian që të ndalojë “skenarin antievropian” të mazhorancës për të kapur sistemin

“PD-ja i bën thirrje gjithë partnerëve ndërkombëtarë,-  u shpreh Halimi, – të jenë në krah të parimeve evropiane të ndarjes dhe balancimit të pushtetit. Të jenë në krah të hartimit të një reforme të përbashkët për sistemin në drejtësi.

Duam t’i bëjmë të qartë të gjithë partnerëve ndërkombëtarë që ne mbetemi për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe për një gjyqësor jo të korruptuar e të pavarur nga politika dhe sistemi i drejtësisë”.

Sipas Halimit, kjo paketë e propozuar nga mazhoranca, vë në rrezik sistemin e drejtësisë: “Edi Rama paralajmëroi vendosjen e oligarkisë me paketën për drejtësinë që ka paraqitur në Komisionin e Ligjeve. Rama synon të kapë e kontrollojë politikisht çdo institucion të vendit”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: