Sporti

Ilir Daja, trajneri i ri i Tiranës

Ilir Daja është zyrtarisht trajner i Tiranës. Mesditën e së mërkurës është arritur marrëveshja dhe drejtuesit bardheblu kanë bërë prezantimin në zyrat e klubit, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Palët kishin arritur akordin paraprak në aspektin ekonomik, duke mbyllur dhe detajet juridike, por ajo që nuk lejonte finalizimin e kësaj marëveshjeje ishin kërkesat e Dajës, mes të tjerave për të nisur edhe një projekt afatgjatë.

Gjithsesi, për momentin ëshë vendosur që 49-vjeçari do të drejtojë 24 herë kampionët e Shqipërisë deri në përfundim të sezonit, me mundësi rinovimi. Pas prezantimit, Ilir Daja ka shkuar menjëherë të drejtojë skuadrën në seancën e parë stërvitore.

Në këtë mënyrë, Daja do të pasojë te Tirana të larguarin Shkëlqim Muça, për të rikthyer besimin tek ekipi dhe tek fitorja, pasi në 8 javët e para bardheblutë kanë grumbulluar vetëm 10 pikë.

Ilir Daja ka dalë kampion si trajner me Dinamon dhe Elbasanin dhe rikthehet në aktivitet pas 5 viteve. Për momentin, stafi i tij do të përbëhet nga Egbo dhe Gozdenoviç, dyshja që drejtoi fundjavën e shkuar Tiranën në barazimin ndaj Vllaznisë në Pukë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button