Politika

PD: Kush denoncon aferat e Tahirit, kërcënohet me jetë

Partia Demokratike, me anë të anëtarit të Këshillit Kombëtar, Fabian Topollaj, ka deklaruar se “personat që denoncojnë lidhjet e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me krimin, kërcënohen me jetë”.

”Nëse denoncon lidhjet e Saimir Tahirit me krimin dhe dëshmon publikisht me fakte e me prova, të kërcënohet jeta dhe duhet të kërkosh azil në vende të sigurta. Kështu ka ndodhur me oficerin Zagani; nëse je përmbarues dhe duhet të zbatosh vendimin e gjykatës që është kundër Saimir Tahirit, arrestohesh. Kështu ka ndodhur me përmbaruesin privat Baftjat Neli, i cili po ndiqte zbatimin e vendimit të Gjykatës ku Saimir Tahiri është dënuar për shpifje me 30 milionë lekë gjobë. Pra, Saimir Tahiri, kumbari i drogës në vend, lidhja e krimit me pushtetin, është i paprekshëm”, tha Topollaj.

“Kjo është gjendja dramatike e demokracisë në vend, ku sundon krimi dhe jo ligji”, shtoi Topollaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button