Te ndryshme

Fshati Asgjë në Arizona

Në Arizona, gjendet një fshat i braktisur me emrin Nothing (Asgjë). E në fakt asgjë nuk mbetet nga ai vend i vogël i themeluar më 1977.

Origjina e Nothing nis me katër banorë që menaxhonin një pikë karburanti, dhe shisnin produkte suveniri prej guri dhe mineralesh lokalë. Dy ndërtesa kishte qyteti, por që tashmë ka mbetur në këmbë vetëm një.

Në 2005, kur pronarët e pikës së karburantit vendosën të dilnin në pension dhe të shisnin pronën, vendi mbeti i braktisur. Tre vite më vonë, në 2008, Mikë Jensen vendosi ta ribëjë të jetueshëm, me një furrë portative, nisi të prodhojë pica. Por aktiviteti nuk pati sukses e kështu në 2011, Nothing u braktis sërish. Që atëherë, siç thotë dhe hyrja në qytet, asgjë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button