Politika

Basha: Vetëm një taksë për fermerët, atë mbi tokën, naftë pa akcizë, ulja e çmimit për të gjitha imputet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me fermerët e Petovës në Fier, në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”.

Basha u ka premtuar fermerëve se do ketë vetëm një taksë për fermerët, atë mbi tokën,  naftë pa akcizë, si dhe  ulje te çmimit për të gjitha imputet.

Kryetari i PD-së, Basha ka theksuar se,  “në qeverisjen e Partisë Demokratike fondi për bujqësinë do të jetë shumë më i madh se sa në buxhetin më të lartë që ka patur për bujqësinë. Taksat e ulëta do të jenë në qendër të politikave të Partisë Demokratike dhe 650 milionë eurot e taksave te larta, që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve, do t’u kthehen qytetarëve. Taksa vetme për fshatin do të jetë taksa mbi tokën. Taksë tjetër nuk do të ketë. Taksë prej 350 lekë për dynym dhe taksë e tokës do të shpenzohet e gjitha për vaditjen dhe kullimin. Hapi i dytë është nafta pa akcizë, dhe hapi i tretë që do të ndërmarrim është ulja e çmimit për të gjitha imputet”.

“Paratë që do t’i dedikojmë për fshatin do të jenë shumë më shumë se ç’kemi dedikuar ne në vitin tonë më të mirë. Këta këtë vit 6 milionë dollarë. Se çfarë do të bësh me 6 milionë dollarë kujt do t’ia japësh më parë, gjysmën i marrin për vete. 650 milionë euro që i marrin këta sot me taksat e rritura ne do t’ia kthejmë njerëzve” u shpreh Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button