Home / Kosova / Ferizaj: OVL e UÇK-së djeg librin e Veton Surroit (Foto)

Ferizaj: OVL e UÇK-së djeg librin e Veton Surroit (Foto)

Pas homazheve që u bënë te varrezat e Dëshmoreve në Ferizaj, me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Nazmi Uksmajli, organizata OVL e UÇK bëri djegie simbolike të librit të Veton Surroit me titull “Këmbët e gjarpërit”.

Kjo djegie simbolike e këtij librit u bë me pretekstin se autori i këtij libri mohon luftën çlirimtare të UÇK-së, fyen dhe përgojon pjesëmarrësit e kësaj lufte.

“Është për tu habitur se në këtë roman për autorin e librit të mirë janë vetëm ata që u vranë në këtë luftë, ndërsa përdorë fjalët më absurde për ata që mbetën gjallë. Sipas këtij autori, në Kosovë nuk pati gjenocid, dhunime, pastrime etnike e shume gjera të tjera”, tha Kryetari i OVL-së të UÇK për Ferizaj, Nazmi Krasniqi.

Ai tha se kjo djegie e këtij libri është simbolike por OVL-ja nuk do të ndalet dhe do të i mbrojë vlerat e kësaj lufte të pastër që bëri UÇK-ja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: