Home / Keshilla / Gabimet në përdorimin e vajit të ullirit

Gabimet në përdorimin e vajit të ullirit

vajTë gjithë e dimë se vaji i ullirit ekstra i virgjër  është një nga shtatë mrekullitë e botës së ushqimit. Ai përmban antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme dhe ka një shije të mirë. Vaji i ullirit ekstra i virgjër është një nga produktet më të zakonshme të kuzhinës, por shumë amvisa nuk dinë disa gjëra rreth përdorimit të tij.

1.  Paketimi plastik dhe i tejdukshëm.

Drita e diellit dhe oksigjeni janë armiqtë më të mëdhenj të vajit të ullirit. Marrja ajër mund t’i dëmtojë vlerat. Zgjidhni një shishe qelqi në ngjyrë të gjelbër ose kafe të errët.

2. Ruajtja në vende të nxehta

Ekspozimi ndaj nxehtësisë së sobës apo pranë një dritareje ku bie dielli mund të shkaktojë degradimin e polifenolit (një lloj antioksidanti) dhe ul shijen dhe profilin ndijor.

3. Gjykimi i cilësisë nga ngjyra

Ngjyra nuk është indikator i cilësisë së vajit. Ajo tregon për kohën e vjeljes dhe kur janë shtypur ullinjtë për t’u nxjerrë vaji.

4. Gatimi në temperature të larta

Gatimi në nxehtësi shumë të lartë mund të shkatërrojë antioksidantët dhe të ndryshojë shijen e vajit të ullirit ekstra të virgjër.

5. Gatimi me vajra delikate

Vaji i ullirit me shije dhe aromë të butë nuk duhetë të eksopozohet në temperatura të larta. Të tillë vaj përdoreni në sallata, brusketa ose makarona.

6.  Ruajtja e vajit për një kohë të gjatë

Jeni mësuar ta ruani vajin e ullirit për vite me rradhë? Mos e bëni! Cilësitë e tij janë të vlefshme për 24 muaj dhe me kalimin e kohës ai i humbet përfitimet shëndetësore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: