Ekonomia

Shqipëria ratifikon njohjen e sigurimeve shoqërore me Maqedoninë; Në proces Austria, gati Gjermania dhe Kanadaja

Alt,Alter,Entspannen,Gespräch,Klatsch,Menschen,Parkbank,Park,Pensionisten,Plaudern,Reden,Rentner,Senioren,Sitzen,Tratsch,Tratschen Copyright by BilderBox- Erwin Wodicka, A-4062 Thening;
Alt,Alter,Entspannen,Gespräch,Klatsch,Menschen,Parkbank,Park,Pensionisten,Plaudern,Reden,Rentner,Senioren,Sitzen,Tratsch,Tratschen
Copyright by BilderBox- Erwin Wodicka, A-4062 Thening;

Janë rreth 10 shtete që kanë ratifikuar me Shqipërinë atë që njihet si mbrojta shoqërore, ku përfshihen të gjitha përfitimet në fushën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Së fundmi në komisionet kuvendore është ratifikuar edhe njohja reciproke e këtyre përfitimeve me Maqedoninë. Sipas të dhënave mësohet se numri i shqiptarëve që punojnë në shtetin fqinj luhatet në rreth 1,400- 1,500 perona, ndërsa është shumë herë më i papërfillshëm ai i maqedonasve që punojnë në vendin tonë ( 28 në 9-mujorin 2014).

Sipas burineve zyrtare të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore së shpejti pritet të ratifikohet edhe marrëveshja me Gjermaninë dhe Kandanë ( pasi ka marrë edhe firmën e ministri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë), ndërsa është ende në proces ajo me Austrinë. Shtete të tjera me të cilat vendi ky ka një marrëveshje të tillë dy palëshe është edhe Tuqia ( e nënshkruan në vitin 2008), Rumania, Bullgaria, por edhe Belgjika.

Nga kjo marrëveshje përfitimet më të dukshme për shtetasit shqiptarë kanë të bëjnë me bashkimin e periudhave të sigurimit. Sipas marrëveshjes të gjitha periudhat e kryera si në legjislacionin tonë dhe në atë maqedonas bashkohen dhe futen në kushtet e përfitimit të një pensioni.

Sipas ekspertëve kjo marrëveshje është përgatitur bazuar në detyrimin që kemi, nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që parashikon kuadrin e lëvizjes së lirë të shtetasve, detyrimin, që qeveria shqiptare të marrë masën për koordinimin e skemave të sigurime shoqërore.

Për ekspertët e fushës së sigurimeve shoqërore efekti më i madh në njohjen e kontributeve të përbashkëta nëse do të realizohej edhe me dy shtetet fqinje Greqinë dhe Italinë, si dy vende që kanë numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Greke (IKA), numri i shtetasve shqiptarë të siguruar në 2009 ishte 121,902, ndërsa në fund të vitit 2013 numri ra në 85,893. Po sipas të dhënave zyrtare në Itali rezultojnë të punësuar dhe siguruar rreth 260.000 emigrantë, ndërsa në Greqi 85,893 emigrantë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button